Diane Keaton, aktorja e njohur për rolin e saj në “Annie Hall” dhe fituese e çmimit Oscar, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare në Kaliforni.
Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur. Keaton, e lindur në Los Angeles në vitin 1946, la një gjurmë të thellë në kinematografinë amerikane me role në filma të njohur si “Kumbari” dhe bashkëpunime të shumta me regjisorë të mëdhenj.