Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në finalen e garës ndërkombëtare për “Parkun e Besimit”, një projekt i ri që synon të krijojë në Tiranë një hapësirë të veçantë për bashkëjetesën dhe respektin mes besimeve të ndryshme.
Në këtë fazë finale janë përzgjedhur 12 ekipe nga vende të ndryshme të botës, që kanë paraqitur idetë e tyre për këtë park simbolik.
“Me shpresë së shpejti do të kemi mundësi të çelim këtë hapësirë për aktivitete të ndryshme dhe njerëz krijues. Po nisim të mendojmë në formë konkrete për dhjetëra projekte në zonën përreth. Ky është shumë më tepër se ndryshimi i një hapësire, është një transformim dhe nuk ka të bëj me fshirjen e së shkuarës. Parku i Besimit nuk është simbol i fesë, është një faltore adhurimi që nuk bën pyetje në çfarë besoni, por ju fton të vini dhe të mrekulloheni.
Këto pemë nuk u zgjodhën për bukuri, por qëndruan në hije të besimit dhe u kthyen në strehë për mëshirë etj. Kurani thotë se ai rrit bimësinë për kafshët, si dhe pemët dhe bimët për tu kujdesur për njerëzit. Ky park nuk është aspak një muze besimi, është një skrupturë e gjallë. Është një park që mbërthen besime e përkatësi, dhe në përmasat e vete modeste, ofron një vend ku askush nuk pyetet në çfarë ane qëndron.”