FSHF ka publikuar për herë të parë formacionin e Kombëtares 1 orë e 45 minuta para ndeshjes me Serbinë – një vendim i pazakontë që shton akoma më shumë tensionin e kësaj sfide të madhe.
Në mbrojtje dhe mesfushë nuk ka surpriza: Strakosha në portë, mbështetur nga Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj. Në mesfushë rreshtohen Laçi, Shehu dhe Asllani, siç edhe pritej.
Por vëmendjen e merr sulmi – për herë të parë shohim bashkë Brojën, Uzunin dhe Manajn nga minuta e parë. Në veçanti, Uzuni konsiderohet surpriza e mbrëmjes, duke fituar balotazhin ndaj Bajramit dhe Arbër Hoxhës. Ndërkohë, Broja dhe Manaj pritet të luajnë në qendër të repartit ofensiv.









