-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK ndërhyn në Sarandë, arrestohet i dyshuari për mashtrim në institucione të drejtësisë

Kryesoret

Alban Muço, i arrestuar dy ditë më parë nga policia e Sarandës, u paraqit sot në gjykatë nën akuzën për mashtrim dhe përvetësim të titullit

. Ai dyshohet se ka mashtruar disa të rinj, duke u premtuar punësim në institucione të drejtësisë dhe duke u prezantuar si funksionar i lartë pranë Prokurorisë së Posaçme dhe asaj të Përgjithshme.

Muço i kishte premtuar pagë mujore prej 2800 eurosh dhe pozicione si hetues të BKH-së, shoferë apo truproja personale.

Avokati i tij kërkoi masa më të lehta, duke thënë se klienti po kalonte një fazë deluzionale dhe nuk kishte sjellë dëme të mëdha, por gjykata vendosi arrest me burg për rrezikshmërinë dhe mundësinë e pengimit të hetimeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit