Pas muajsh të jetuar larg vëmendjes mediatike, modelja Vesa Vllasaliu dhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mirlind Daku, duket se kanë vendosur ta bëjnë publike lidhjen e tyre.
Në një postim të fundit në “Instastory”, Vesa ka ndarë një video ku shkruan: “U martova me një burrë që kujdeset shumë për mua”, duke e quajtur për herë të parë publikisht “burrin tim” futbollistin.
Çifti ka zgjedhur ta ruajë privatësinë, por tashmë duket se gjërat mes tyre janë konsoliduar.
Vesa është shfaqur shpesh me familjen e Mirlindit, duke treguar se marrëdhënia e tyre ka kaluar në një fazë më serioze.
Megjithatë, deri tani nuk ka ende një foto të përbashkët publike të çiftit, ndonëse lidhja është zyrtarizuar brenda familjes.








