Në mbrëmje, në Leskovac, Serbia do të përballet me Shqipërinë në një sfidë të rëndësishme për kualifikueset e Botërorit. Për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes, presidenti Aleksandar Vuçiç ka marrë vetë në dorë situatën, duke kontaktuar personalisht pronarin e hotelit në Nish, ku është akomoduar kombëtarja kuqezi.
Një detaj interesant nga kampi i Shqipërisë: shefi i kuzhinës i hotelit është kosovar nga Prizreni, duke shtuar një notë pozitive në atmosferën para sfidës. Ndeshja nis në orën 20:45.