-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky pas bisedës me Trump: Mund të ndalen edhe luftëra të tjera

Kryesoret

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë me dije se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Donald Trump, të cilën e ka cilësuar si “shumë produktive”. Në një postim në Telegram, ai tregoi se e ka uruar Trump-in për suksesin dhe marrëveshjen për Lindjen e Mesme, duke e quajtur një “rezultat të fuqishëm”.

Zelensky theksoi se nëse arrihet të ndalet lufta në atë rajon, mund të jetë një hap drejt ndaljes edhe të luftërave të tjera, përfshirë agresionin rus ndaj Ukrainës.

Gjithashtu, ai e informoi Trump-in për dëmet që po shkaktojnë sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike dhe e falënderoi për gatishmërinë për të ndihmuar. “Diskutuam edhe për mbrojtjen ajrore dhe marrëveshje të mundshme – ka mundësi të mira,” u shpreh Zelensky.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit