Humbja përballë Shqipërisë i ka dhënë fund eksperiencës së Dragan Stojkoviç në pankinën e Serbisë dhe ky mund të jetë rasti unik kur dorëheqja e teknikut ka ndodhur praktikisht LIVE gjatë ndeshjes.
“Kisha një bisedë me presidentin dhe sekretarin e përgjithshëm. Kam paraqitur dorëheqjen. Nuk e prisja humbjen ndaj rivalit direkt.
Marr përgjegjësinë dhe jam unë fajtori i vetëm. Më vjen keq që humbëm ndeshjen, por futbolli kështu është”, tha Stojkovic.