Trajneri i Serbisë Dragan Stojkoviç dhe kapiteni i ekipit Aleksandar Mitroviç u shprehën optimistë sot për fitoren nesër përballë Shqipërisë. Kapiteni i Serbisë u shpreh se përballja me Shqipëria do jetë e vështirë, pasi sipas tij, ekipi kundërshtar ka lojtarë shumë të organizuar.
“Kam dy kujtime nga ndeshjet me Shqipërinë, një të keq dhe një të mirë. Në Beograd pas asaj që ndodhi dhe në Elbasan ku fituam. Ka kaluar shumë kohë, brezat kanë ndryshuar si te ne, ashtu edhe ata, por ekipi kuqezi ka cilësi dhe meriton respekt.
Por ne në fushë zbresim për fitore dhe jo rezultat tjetër, qoftë Shqipëria, apo Anglia, Brazili e Argjentina. Duam kualifikimin, por duhet të jemi perfekt.
Fokusi im është vetëm fusha dhe jo ajo që ndodh përreth. Pres një lojë të vështirë, është një ekip i mirë, i organizuar dhe me lojtarë të mirë. Ne jemi të fokusuar në përgatitjet tona. Atë që ne dëshirojmë të bëjmë në fushë edhe këto janë fillimi i kualifikimeve dhe shpresoj t’i mbyllim në mënyrë të shkëlqyer”, tha ai.









