Kombëtarja e Shqipërisë fitoi 1-0 ndaj Serbisë dhe kjo ka bërë që të plasë sherri te serbët. Anësori i Crvena Zvezdës, Nemanja Radonjic, ka reaguar fuqishëm pas humbjes së Serbisë ndaj Shqipërisë.
Mediat serbe raportojnë se 29-vjeçari i është drejtuar trajnerit Dragan Stojkovic – Piksi përmes një mesazhi muzikor të shpërndarë në rrjetet sociale.
Në tekstin e këngës, Radonjic këndohet: “Ti nuk ishe kurrë hero, të fal për këtë sepse tradhtarët e duan vetëm veten”.
Ai nuk ftohet nga kombëtarja serbe që nga viti 2023 dhe më parë është shprehur kritik ndaj Stojkovic. Pas ndeshjes me Shqipërinë, përzgjedhësi Stojkovic paraqiti dorëheqjen.