Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e parë të Investimeve EU-WB6 (Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor).
Në këtë eveniment do jetë i pranishëm kryeministri i vendit Edi Rama dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen të cilët do të bëjnë dhe hapjen e punimeve të forumit, në orën 12:00.
I mbështetur nga Komisioni Europian, ky forum synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE).