-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç: Nuk më zuri gjumi pas humbjes me Shqipërinë

Kryesoret

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se nuk mbrëmja e djeshme ishte e trishtuar pas humbjes që i shkaktoi Shqipëria.

“Nuk ishte mirë ekipi, nuk luajtën mirë dhe pësuan humbje. Unë nuk munda të flija nga mërzia, jo nga inati. Disa njerëz janë gjithmonë të inatosur, por askush nuk pyet çfarë kemi bërë ne për kombëtaren tonë. Kishin gjithçka që u duhej akomodim më të mirë, fluturime çarter, gjithçka.

Ishim mikpritës të mirë edhe për shqiptarët. Por pastaj fillova ta kritikoj veten, me të drejtë. A kam dhënë unë mbështetje për ata njerëz, qoftë edhe vetëm të duartrokas në stadium? Nuk shkova në stadium, sepse isha i lodhur.

M’u duk më e rëndësishme të pushoja pas një dite të lodhshme, sesa të jepja mbështetje për kombëtaren. Unë e dua kombëtaren, dhe më vjen keq që s’isha në stadium, që ta tregoja dashurinë ndaj vendit tim dhe flamurit me tri ngjyra”, tha Vuçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit