-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arben Llalla: 19 Tetori, vota që përcakton drejtimin kombëtar të shqiptarëve!

Kryesoret

Zgjedhjet vendore të 19 Tetorit në Maqedoninë e Veriut nuk janë zgjedhje të zakonshme. Ato nuk kanë të bëjnë me asfaltin e rrugëve, ndërtimin e shkollave, çerdheve apo sallave sportive. Këtë herë shqiptarët votojnë për konceptin politik dhe kombëtar që duan të ndjekin në vitet që vijnë.

Në njërën anë qëndron AKI, forca që përfaqëson patriotizmin, krenarinë dhe vizionin shqiptar. Në anën tjetër, VLENI, i cili shihet nga shumë qytetarë si vazhdimësi e nënshtrimit politik dhe vasalitetit ndaj interesave të huaja.

Kjo përballje nuk është vetëm mes partive – është përplasje midis dinjitetit dhe nënçmimit kombëtar, midis syrit që sheh drejt Tiranës dhe atij që dëgjon këngët serbe të Ceçës e frymën e Arkanit.

Prandaj, vota shqiptare në 19 Tetor ka rëndësi historike. Është votë që përcakton nëse shqiptarët do të ecin me kokën lart në shtetin ku jetojnë, apo do të mbeten të ndarë, të përçarë dhe të përkulur para të tjerëve.

Çairi mbetet simbol i nderit dhe burrërisë që përfaqëson Ali Ahmeti.

Tetova është kërthiza kombëtare, zemra e shqiptarisë, ku gjithmonë janë ndarë drejtimet politike të shqiptarëve.

Kërçova, nga ana tjetër, është shembulli i qëndresës dhe i vendosmërisë për të mbetur shqiptar.

Pikërisht këtu – në këto tri qytete – përplasen fort AKI dhe VLENI. Komunat e tjera, sado të rëndësishme, janë skena dytësore e një beteje shumë më të madhe: beteja për nderin dhe drejtimin kombëtar të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Më 19 Tetor, çdo votë shqiptari është një fjalë në historinë e kombit tonë.

Ajo do të tregojë nëse shqiptarët zgjedhin krenarinë kombëtare apo nënshtrimin politik.

Sepse në këtë zgjedhje, nuk votohet vetëm për një kandidat — votohet për vetveten, për gjakun, për flamurin dhe për të ardhme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit