Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u shfaq i shqetësuar sot duke akuzuar për cenimin e pavarësisë së institucionit që drejton.
Gjatë prezantimit të raportit vjetor në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Sejko deklaroi se Banka e Shqipërisë është përballur me presione të vazhdueshme, të cilat e kanë penguar në ushtrimin e lirë të funksioneve të saj.
“Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, shpesh herë ka element që ndikojnë. Bankës së Shqipërisë i kërkohet llogari që janë jashtë tagrit të saj, ky është cenim i pavarësisë.
Këto dy vitet e fundit e kam ndjerë rëndë këtë gjë, por s’dua të hyjë në detaje. Për shkak të këtij presioni Banka e Shqipërisë nuk ka qenë e lirë për të ushtruar detyrat e saj, por s’dua të zgjatem”, tha Sejko.
Në fund një nga skandalet më të mëdha të dy viteve të fundit kanë qenë mikrokreditë për të cilat Banka e Shqipërisë dështoi me sukses për t’i parandaluar.