-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sejko pret në takim ambasadorin e Spanjës: Ekonomia shqiptare ka qenë pozitive në 2025

Kryesoret

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti sot në takim Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura. Gjatë takimit, Sejko falenderoi ambasadorin për marrëdhëniet e mira midis dy vendeve. Sejko u shpreh se zhvillimet ekonomike dhe finaciare në vend kanë qenë pozitive.

“Zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend kanë qenë pozitive gjatë vitit 2025. Aktiviteti ekonomik është rritur, inflacioni është stabilizuar në nivele të ulëta, tregjet financiare kanë qenë të qeta me kushte financimi akomoduese. Gjithashtu parashikimet për zhvillimet ekonomike në të ardhmen mbeten pozitive”, u shpreh Sejko.

Ndërsa ambasadori përgëzoi Bankën e Shqipërisë për punën e realizuar në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit, garantimit të stabilitetit financiar dhe forcimit të qëndrueshmërisë së ekonomisë.

Gjithashtu theksoi edhe mbështetjen e Spanjës për në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit