Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është urdhëruar që javën e ardhshme të shkojë në burgun e Parisit për të vuajtur dënimin 5-vjeçar për komplot kriminal për të marrë fonde për fushatën zgjedhore nga regjimi i diktatorit Muammar Gaddafi.
Sarkozy, i cili ka qenë president në vitet 2007-2012, u thirr të hënën për të takuar prokurorët e shtetit. Ata i thanë se duhet të prezantohet në burgun La Santé më 21 tetor për të nisur dënimin.
70-vjeçari do të jetë i pari udhëheqës francez i pasluftës dhe i pari nga një vend i Bashkimit Europian që dënohet me burg.
Sarkozy e ka apeluar vendimin dhe pritet një gjyq i ri brenda gjashtë muajve. Por dënimi i tij përcakton se duhet të qëndrojë në burg derisa të nisë procesi i apelit.









