-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KQZ: Zgjedhjet e pjesshme në pesë bashki më 9 nëntor, afati i regjistrimit nesër

Kryesoret

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hartuar draftin e rregullave për organizimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore në pesë bashki: Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë, që do të mbahen më 9 nëntor 2025.

Sipas planit të KQZ-së, fushata zgjedhore do të nisë më 1 nëntor, ndërsa afati për regjistrimin e partive politike si subjekte zgjedhore përfundon më 14 tetor – pra, nesër. Po ashtu, kandidatët kanë afat për të dorëzuar dokumentacionin për regjistrim deri më 22 tetor.

Drafti përcakton edhe detyrime për institucionet publike që veprojnë në këto bashki, të cilat duhet të raportojnë çdo aktivitet me karakter publik nga data 25 tetor deri më 9 nëntor. Autoriteti i Mediave Audiovizive do të monitorojë përmbajtjen mediatike gjatë kësaj periudhe, nga ora 08:00 deri në mesnatë.

Gjithashtu, janë përcaktuar edhe afatet për formimin e KZAZ-ve, KQV-ve dhe GNV-ve, si dhe për afishimin e materialeve zgjedhore, dorëzimin e listave të zgjedhësve dhe akreditimin e vëzhguesve.

Ky plan do të hyjë në fuqi pas miratimit nga Kolegji Zgjedhor. Vendimi i KQZ-së është publikuar në faqen zyrtare të institucionit dhe mund të ankimohet brenda pesë ditëve nga shpallja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit