Sot zhvillohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca fillestare ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, dhe katër të pandehurve të tjerë, për dosjen “Partizani”.
Përballë drejtësisë janë edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.
Gjyqtarja Elsa Ulliri do të drejtojë procesin, ndërsa në trupën gjykuese janë edhe Bib Ndreca dhe Rudina Palloi.
Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë”, ndërsa Malltezi për të njëjtën vepër dhe “pastrim parash”. Bektashi akuzohet për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”, ndërsa Begeja dhe Pustina për “pastrim parash” në lidhje me veprimtaritë e tyre në kompaninë ‘Homeplan’.