-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump: Ky është agimi historik për një Lindje të Mesme të re” pas lirimit të pengjeve nga Hamasi

Kryesoret

Presidenti amerikan Donald Trump po mbajnë fjalim në Parlamentin izraelit pas lajmit për lirimin e pengjeve nga Hamasi. Në nisje të fjalës, Trump e përshkroi këtë moment si një fillim të ri për rajonin, duke thënë:
“Pas dy vitesh të tmerrshme, errësire dhe robërie, 20 pengje të guximshme po kthehen në përqafimin e lavdishëm të familjeve të tyre.”

Izraeli njoftoi mëngjesin e sotëm se shtatë nga personat e rrëmbyer ishin dorëzuar Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, ndërsa pritet që në total 20 pengje të lirohen gjatë ditës. Pas dorëzimit, ata do të transferohen në zonat izraelite në Rripin e Gazës.

Lajmi ka shkaktuar një valë lehtësimi dhe gëzimi në Izrael, ku mijëra njerëz festuan në Sheshin e Pengjeve në Tel Aviv. Megjithatë, ushtria izraelite shpreh dyshime në lidhje me mundësinë që Hamasi të lirojë të gjithë 28 pengjet e mbetura brenda armëpushimit 72-orësh, i cili hyri në fuqi të premten.

Si pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Trump, Izraeli do të lironte rreth 2,000 të burgosur palestinezë, përfshirë deri në 250 me dënime të përjetshme, në këmbim të lirimit të pengjeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit