-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

19 mijë persona me arsim të lartë janë të papunë

Kryesoret

Mungesa e punonjësve është bërë një problem themelor për bizneset shqiptare vitet e fundit, por ndërkohë mijëra persona me arsim të lartë në të gjithë vendin janë pa punë.

Megjithëse ky kontingjent është në ulje edhe për shkak të tkurrjes së popullsisë, vitin e kaluar ende rreth 19 mijë persona me arsim të lartë ishin në kërkim të punës por nuk gjenin, sipas të dhënave të INSTAT. Rreth 13 mijë prej tyre ishin të moshës 25-64 vjeç.

Në total, numri i të papunëve me arsim të lartë për grupmoshën mbi 15 vjeç ra nga 22.198 në vitin 2023 në 18.832 në vitin 2024.

Të dhënat tregojnë se papunësia është rritur disi tek të rinjtë 15–24 vjeç, nga 4.892 në vitin 2023 në 5.266 persona në 2024, çka tregon se hyrja në tregun e punës për të rinjtë e sapodiplomuar është vështirësuar.

Nga ana tjetër, grupmosha 25–29 vjeç ka shënuar një ulje të ndjeshme të papunësisë, nga 8.498 në 2023 në 6.770 persona në 2024, rënie që veç të tjerash lidhet edhe më pakësimin e popullsisë në këtë grup-moshë nga emigrimi.

Edhe për personat me arsim të lartë 25–54 vjeç, që përfaqësojnë pjesën më të madhe të forcës së punës me arsim të lartë, papunësia ka rënë nga 16.353 në 2023 në 12.989 persona 2024/ Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit