-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet 41-vjeçari në Sarandë, kapet duke transportuar emigrantë të paligjshëm

Kryesoret

Një 41-vjeçar është arrestuar në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër emigrantë të paligjshëm drejt brendësisë së vendit. Ngjarja ndodhi në aksin Xarrë–Cukë, ku forcat kufitare ndaluan një automjet tip “KIA” me targa AB 207 VA.

Në mjet u gjetën katër persona të huaj që kishin hyrë në territorin shqiptar në mënyrë të paligjshme përmes kufirit të gjelbër. Pas kontrollit, drejtuesi i automjetit u identifikua si Ali Peposhi, i njohur edhe me emrin Ali Osmanaj, 41 vjeç, me origjinë nga Tropoja dhe banues në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se ai është arrestuar edhe më herët për të njëjtin aktivitet, në vitin 2020 në Tiranë dhe në vitin 2023 në Korçë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit