-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi: Burgjet janë mbushur me të pafajshëm, kriminelët enden të lirë

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Ted Blushi, ka reaguar ashpër ndaj gjendjes në burgjet e vendit, duke akuzuar qeverinë për ndërtimin e një shteti policor dhe represiv. Ai tha se shumica e të burgosurve janë persona të pafajshëm, ndërsa kriminelët e vërtetë vazhdojnë të qëndrojnë të lirë.

“Paraburgimi është një nga padrejtësitë më të mëdha. Mbipopullimi i burgjeve, dëshmi e shtetit represiv dhe policor të Edi Ramës. Gati 2/3 e qytetarëve në burgje janë të paraburgosur dhe 1/3 e tyre janë pa akuzë. Gati 3 herë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian.

Sot burgjet janë mbushur me të pafajshëm, ndërsa kriminelët janë të lirë. Sot dënohesh për 1 cigare hashash, por jo për 1 maune me drogë.

Sot dënohesh për një kotec pa leje por jo për një kullë pa leje.

Kërkesat e Prokurorisë për arrest me burg po shkatërrojnë jetë njerëzish. Vullneti juaj për të kërkuar arrest me burg për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ka çuar në vetëvrasje brenda burgjeve.

Kanë humbur jetën në burg për 35 mijë lekë të vjetra të papaguara për OSSHE. A ndiheni fajtor Z. Kryeprokuror që i keni shërbyer instalimit të një regjimi represiv që është i ashpër me të dobtit dhe i butë me të fortit.”, tha Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit