Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka emëruar Indrit Dodën, drejtor të ri të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në burgje.
Doda ka mbajtur me herët postin e koordinatorit në drejtorinë e antiterrorit. Me heret ai është dekoruar edhe me medaljen e trimërisë pas disa operacioneve të sukseshme në Siri për riatdhesimin e shtetasve të bllokuar në kampe.
Doda gjithashtu ka qene pjese e strukturave hetimore edhe në disa drejtori të tjera policore në vend.
Doda njeh shume mirë gjuhen angleze, italiane e frenge dhe është diplomuar nga Akademia e FBI në Quantico, Virxhinia.









