Gjykata iraniane ka dënuar dy francezë me akuza për “spiunazh” në emër të Francës dhe Izraelit. Vendimi u shpall sot, më 14 tetor, dhe u raportua nga agjencitë “Mizan” dhe “Fars”.
Sipas mediave iraniane, njëri prej tyre është dënuar me gjithsej 31 vite burg për akuzat e spiunazhit, komplotit kundër sigurisë kombëtare dhe ndihmës ndaj shërbimeve izraelite të inteligjencës. I pandehuri tjetër u dënua me 32 vite burg për akuza të ngjashme.
Të dy të dënuarit, të arrestuar në mars 2023, kanë të drejtë të apelojnë vendimin në një shkallë më të lartë gjyqësore.