-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këtë vit kemi 40% më pak ullinj

Kryesoret

Në disa zona të Beratit ka nisur vjelja e ullirit, ndërsa pritet të fillojë së shpejti edhe në fshatra të tjerë. Në Elbasan vjelja pritet të nisë nga fillimi i muajit nëntor. Megjithatë, kjo fazë e parë e sezonit shoqërohet me sinjalizime për një ulje të ndjeshme të prodhimit, krahasuar me vitin e kaluar.

Grumbullues dhe përpunues të ullirit në zonat e Beratit dhe Elbasanit pohojnë se prodhimi i ullirit si kokërr për konsum të drejtpërdrejtë, ashtu edhe për përpunim në vaj, rezulton më i ulët se në vitin 2024. Deri në fund të sezonit, pritet që sasia e grumbulluar të jetë 30 deri 40% më pak.

Por në 26 vite, sipas të dhënave të INSTAT nga 1998 deri në 2024 rezulton se ulliri ka pasur luhatje të ndjeshme si në prodhim dhe në rendiment.

Në harkun e 3 dekadave sasia më e lartë e prodhuar u arrit në 2022. Në këtë vit u prodhuan 157,7 mijë ton ullinj me rritje 43% krahasuar me vitin paraardhës. Rendimenti i prodhimit ishte 17.2 kv/ha apo 4.7 kv për ha më shumë sesa në 2022./ Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit