-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Kryeprokurori: Nuk na duhet Kodi i ri Penal

Kryesoret

Kryeprokurori Olsian Çela raportoi sot në Komisionin e Ligjeve. Deputetët e pyetën në lidhje me draftin e ri të Kodit Penal, të cilin Çela e kundërshton për disa arsye që i renditi gjatë përgjigjes që kishte.

“Unë ende sot nuk kam një informacion analitik mbi problemet që ka Kodi penal aktual, është një kod që nga 1995 ka gjetur zbatim, qoftë me disa ndryshime e përmirësime të bëra, ka gjetur zbatim nga gjykatat dhe prokuroritë.

Unë shoh fillimin e problemeve sa i përket konceptimit të një procesi të ndërtimit të një legjislacioni kaq të rëndësishëm, këto janë bazat e shoqërisë, jo vetëm për shtetasit shqiptarë por edhe ata që jetojnë këtu. Është një ligj mjaft i rëndësishëm. Kjo pikënisje përcakton metodologjinë për rrëfimin e kodit. Deri në 2024, nuk kemi raportuar për probleme serioze të zbatimit të Kodit Penal.

Çfarë po synojmë të arrijmë? Vetëm përafrimi me kërkesat e integrimit, është një kriter që mund të preki Kodin Penal. Ne me këtë Kod Penal bashkëpunojmë me të gjithë partnerët tanë, kurrë në asnjë moment nuk kemi pasur asnjë problem me ndërkombëtarët. Kjo tregon që dispozitat tona janë me frymën e kohës. Nëse ju më ngarkoni të bëj një Kod Penal si jurist, ai do të jetë si Kodi Penal i Olsian Çelës, i vizionit të Olsian Çelës’’ tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit