Kombëtarja e Shqipërisë barazoi 1-1 me Jordaninë në miqësoren e zhvilluar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”. Jordanët kaluan të parët në avantazh në minutën e 27’ me golin e Al Rashdan, por Shqipëria barazoi në minutën e 44’ pas një autogoli të kundërshtarit, pas asistit të Bajramit.
Ndeshja shërbeu si një test për trajnerin Sylvinho, i cili bëri ndryshime në formacion dhe provoi lojtarë të rinj.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria: Dajsinani, Balliu, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Shehu, Bajrami, Asani, Hoxha, Daku
Jordania: Abulaila, Sadeh, Nasib, Al Hourani, Abualnadi, Abu Hashish, Al Tamari, Al Rashdan, Al Quraishi, Alnaimat, Olwan
Një përballje e barabartë, që ofroi momente interesante dhe raste për të dyja skuadrat.