-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Starmer: Bombardimet në Gaza kanë ndaluar dhe pengjet janë të lirë

Kryesoret

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, ka bërë të ditur sot për Dhoma e Komunëve se situata në Lindjen e Mesme po përmirësohet pas arritjes së armëpushimit dhe lirimit të pengjeve. Ai theksoi se ndihmat humanitare kanë filluar të shpërndahen dhe se Mbretëria e Bashkuar po kontribuon aktivisht për të lehtësuar situatën.

“Fjalë që kam pritur prej shumë kohësh t’i them në këtë sallë: pengjet që mbijetuan janë të lira, bombardimet në Gaza kanë ndaluar dhe ndihmat urgjente kanë nisur të hyjnë, falë planit të paqes të udhëhequr nga Presidenti Trump,” tha Starmer.

Ai shtoi gjithashtu se Britania ka punuar me Shtetet e Bashkuara, vendet arabe dhe ato evropiane për të mundësuar armëpushimin, shpërndarjen e ndihmave dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme për rajonin.

“Ky është marrëveshja e paqes së tij. Askush nuk duhet të ketë dyshime: asgjë nga kjo nuk do të ishte e mundur pa Presidentin Trump. Jam krenar për kontributin tonë,” përfundoi Starmer.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit