-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi kërkon tërheqjen e projektligjit për Barazinë Gjinore: Prek vlerat tradicionale të familjes

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Liberalë, Tedi Blushi, kërkoi sot në Konferencën e Kryetarëve të Kuvendit që projektligji për Barazinë Gjinore të hiqet nga programi i punës. Ai e përshkroi ligjin si një nismë që rrezikon vlerat tradicionale të familjes shqiptare dhe si pjesë të “axhendave të huaja”.

Gjatë debatit me Ministrin Toni Gogu, Blushi pyeti për urgjencën e miratimit dhe theksoi se sipas tij, për familjen shqiptare ekzistojnë vetëm dy gjini, “burrë dhe grua”, dhe termat “nënë dhe baba” nuk duhet të ndryshohen. Ai gjithashtu bëri thirrje që komunitetet fetare të përfshihen në diskutim, duke theksuar kundërshtimin e tyre ndaj draftit aktual.

Blushi shtoi se shembulli i Sllovakisë, ku Kushtetuta njeh vetëm dy gjini, duhet marrë parasysh dhe përfundoi duke deklaruar: “Para se të jemi europianë, jemi shqiptarë,” duke kërkuar ndërprerjen e çdo nisme që ai e sheh si kërcënim për familjen dhe vlerat kombëtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit