Një 61-vjeçar është arrestuar nga policia ditën e sotme pasi kërcënoi në zyrë drejtuesin e IMT-së, Klajdi Meçi. I arrestuari është Leonard Nikolli 61 vjeç. Debati ka zanafillë pronat.
Meçi është shprehur në komisariatin Nr.3 se Nikolli i kishte shkuar në zyrë duke e kërcënuar se do ta vriste.
“Jam i armatosur, ku është drejtori se do e vras?!”- ka thënë ai, sipas gazetarit Sokol Dema. Më tej është shprehur se do ia bënte njëlloj si gjyqtarit Astrit Kalaja.








