Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka reaguar pas ngjarjes së sotme, kur Leonard Nikolli shkoi në zyrat e IMT Tiranë, duke kërcënuar me jetë drejtuesin e institucionit, Klajdi Meçi duke thënë në hyrje të godinës; “ku është drejtori se do ta vras”.
*Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dënon çdo akt kërcënimi apo presioni ndaj punonjësve gjatë ushtrimit të detyrës.
Në lidhje me ngjarjen e sotme, ku u kërcënua z. Klajdi Meçi, sqarojmë se IMT vepron në zbatim të ligjit dhe të vendimeve ligjore në fuqi.
IMT do të vijojë me profesionalizëm dhe integritet në mbrojtje të interesit publik dhe të qytetarëve, pa u ndalur përballë zaptimit të hapësirave publike, deri në lirimin e çdo hapësire që u përket qytetarëve”.
“Ku është drejtori se do e vras si gjyqtarin?”- Kërcënohet shefi i IMT-së








