Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi deklaron se beson që vendi do të shkojë në zgjedhje të reja, pasi sipas tij as kryeministri në detyrë Albin Kurti e as dikush tjetër nuk i ka numrat e mjaftueshëm për ta bërë Qeverinë.
“Kurti e ka pranuar mandatin nga presidentja, i ka edhe 11 ditë ta bëj qeverinë, unë jam i bindur që nuk i ka numrat, dhe pastaj ezaurimi i radhës së parë e sjell tentimin për provë të dytë, por nuk duket që kushdo tjetër ka shumicë …
Afatet janë të tilla që mund të përfundojmë në zgjedhje në mes të 30 nëntorit dhe 14 dhjetorit, ndoshta më 7 dhjetor.
Nëse na befason Kurti, që nuk kam ndonjë besim që mund ta bëjë një gjë të tillë, e bën Qeverinë për disa muaj dhe mbesim të shkojmë në zgjedhje në prill”, është shprehur Krasniqi.