-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Netanyahu kërcënon Hamasin pas vizitës së Trump: Çarmatosuni ose përballuni me pasoja

Kryesoret

Tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur sërish pas vizitës së presidentit amerikan Donald Trump në Tel Aviv, ku ai shpalli fazën e parë të planit të tij për paqen në Gazë. Vetëm një ditë më vonë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi Hamasin se çarmatosja është kusht i domosdoshëm për paqen dhe se çdo refuzim do të sjellë pasoja të rënda.

“Hamasi duhet të heqë dorë nga armët dhe të çmilitarizohet. Vetëm kështu mund të flasim për paqe të vërtetë,” tha Netanyahu në një intervistë për CBS News. Ai theksoi se Izraeli kërkon ndalimin e prodhimit dhe kontrabandës së armëve në territorin e Gazës, duke e cilësuar këtë si “një hap vendimtar për sigurinë rajonale”.

Nga ana tjetër, Hamasi ka refuzuar kushtin për çarmatimin, ndërsa Trump paralajmëroi se nëse grupi nuk e zbaton marrëveshjen, “Shtetet e Bashkuara do të veprojnë për ta çarmatosur atë”.

Më 13 tetor, në kuadër të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Uashingtoni, Hamasi liroi 20 pengje izraelite, ndërsa Izraeli u përgjigj me lirimin e rreth 2.000 palestinezëve të burgosur. Ky shkëmbim shënon fazën e parë të planit 20-pikësh për paqe të propozuar nga Trump, ndërsa faza e dytë pritet të përfshijë çarmatimin e plotë të Hamasit.

Lufta në Gaza nisi më 7 tetor 2023, pas një sulmi të befasishëm të Hamasit ndaj Izraelit, ku u vranë rreth 1.200 persona dhe u rrëmbyen mbi 250 të tjerë. Si kundërpërgjigje, Izraeli nisi një ofensivë të gjerë ushtarake që deri më tani ka shkaktuar mbi 67.000 viktima palestineze, sipas autoriteteve lokale në Gaza, ndërsa kriza humanitare në enklavë vazhdon të thellohet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit