-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, Shoqata Europiane e Gjyqtarëve: Të garantohet siguria në sistemin e drejtësisë

Kryesoret

Pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja, Shoqata Europiane e Gjyqtarëve (EAJ), organizata më e madhe e gjyqtarëve në Europë, ka miratuar një rezolutë ku bën thirrje për reflektim të menjëhershëm të institucioneve shqiptare.

Në dokumentin e saj, EAJ kërkon që autoritetet shtetërore të përmbushin detyrimin kushtetues dhe ligjor për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve dhe një klimë të qetë pune, të domosdoshme për funksionimin e drejtësisë së pavarur.

Ngjarja që tronditi opinionin publik ndodhi brenda sallës së gjyqit, ku autori Elvis Shkambi qëlloi me armë ndaj gjyqtarit Kalaja, duke e lënë të vdekur në vend dhe duke plagosur dy persona të tjerë. Ky akt i paprecedentë ka ngritur shqetësime serioze mbi nivelin e sigurisë në ambientet gjyqësore të vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit