Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Presidenti Bajram Begaj e cilësoi ‘sulm politik’ kërkesën e demokratëve për ta shkarkuar nga posti për 7 shkelje sipas tyre të rënda.
Presidenti: Kushtetuesja bëri shkelje arbitrare për Veliajn, lejoni zgjedhjet në Tiranë
“Çfarë e pengoi “Doktorin e Mrekullive”, njëherazi Presidenti, të pohojë se djali i tij paguhet pa qenë fare në Shqipëri nga kompania me të cilën Presidenca ka kontratë për të gjitha prokurimet e institucionit? Sado që të shmanget e të përdridhet Presidenti i çnderuar, përgjigja është vetëm një: Korrupsioni dhe përfitimi i paligjshëm i Presidentit!
Berisha do shkarkimin/ Presidenti: PD po fabrikon kundër meje
Fotot më poshtë janë marrë nga dokumente zyrtare të deklarimit të pasurive dhe nga Thesari i Shtetit. Një shpjegim i shkurtër i tyre: I biri i Presidentit jeton në Gjermani, ku paguhet nga një spital si mjek.
Por, 6 muaj pas emërimit të babait president, paguhet edhe në Shqipëri nga kompania e sigurimeve, me të cilën ka kontratë prokurimi presidenca. Pagesa është 30 mijë euro në vit.
PD publikon deklaratën e pasurisë së Begajt: Futi në xhep 1605 euro nga spitali privat
Ky është vetëm një nga rastet skandaloze për të cilat kemi kërkuar shkarkimin e Presidentit të çnderuar Bajram Begaj. Ka edhe të tjera. Prandaj, Kuvendi nuk mund të mbyllë sytë përpara korrupsionit, që nis nga maja e shtetit” shkruan ai.