-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Babë e bir arrestohen në Shkodër, qëlluan me armë për të kanosur fqinjin

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga policia në fshatin Trush të Shkodrës, ku një konflikt mes fqinjësh ka degjeneruar në përdorim armësh zjarri.

Policia ka vënë në pranga 56-vjeçarin Ç. M. dhe djalin e tij 22-vjeçar D. M., ndërsa është shpallur në kërkim djali tjetër, E. M., 27 vjeç, të tre banues në Trush.

Sipas hetimeve të para, ata kanë qëlluar në ajër me armë zjarri dhe armë gjahu për të kanosur fqinjin e tyre, shtetasin P. N., për shkak të një konflikti për motive të dobëta.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar dy armë gjahu çifte, të cilat posedoheshin me leje, ndërsa po vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit që dyshohet se është përdorur në incident.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme ligjore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit