Në Dhomën e Këshillit të Gjykatës Kushtetuese ka nisur shqyrtimi i kërkesës së Presidentit Bajram Begaj, i cili ka kërkuar që të përcaktohet me saktësi data e fillimit dhe përfundimit të mandatit të anëtarëve të kësaj gjykate.
Kjo kërkesë ka lidhje me skemën e ripërtëritjes së Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas ligjit, duhet të rinovohet me një të tretën e anëtarëve çdo tre vjet.
Presidenca ka emëruar në këtë gjykatë edhe gjyqtaren Sonila Bejtja, një nga anëtarët aktualë të trupës.