Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi, ndërpreu diskutimet në Kuvend pas propozimit të kreut të grupit të PS, Taulant Balla.
Pavarësisht kundërshtimeve të forta nga opozita, Peleshi vendosi që të hedhë në votim rendin e ditës, i cili u miratua me 73 vota pro.
Gjatë seancës, Peleshi kërkoi vazhdimisht largimin e Gazment Bardhit nga Parlamenti, ndërsa Bardhi iu drejtua kryeparlamentarit duke e quajtur “turpin e Kuvendit”.








