-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arben Llalla: AKI përballë makinerisë shtetërore dhe interesave të huaja

Kryesoret

Zgjedhjet vendore të 19 tetorit në Maqedoninë e Veriut nuk janë një garë e zakonshme politike midis partive shqiptare. Ato janë një test serioz për të ardhmen e shqiptarëve në këtë shtet, për pavarësinë politike të vendit dhe për drejtimin që do të marrë Maqedonia në vitet e ardhshme.

Koalicioni AKI, që udhëhiqet nga BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, nuk ka përballë një kundërshtar të barabartë politik. Përballë tyre nuk qëndron një alternativë e mirëfilltë, por një grupim i fragmentuar si Vlen, i përbërë nga individë dhe grupacione politike liliputësh, pa strukturë të qëndrueshme dhe pa kapacitet real për të përballuar sfidat shtetërore e ndërkombëtare.

Sot AKI nuk po përballet vetëm me Vlenin, por me makinerinë shtetërore maqedonase të përfaqësuar nga VMRO-DPMNE, dhe përtej saj, me ndikimin ekonomik e politik të Serbisë, e cila po tenton ta gllabërojë Maqedoninë në çdo drejtim.

Në këtë kontekst, votuesi shqiptar duhet të reflektojë thellë përpara se të shkojë tek kutia e votimit. Duhet të pyesë veten: Ku ishim, ku jemi dhe ku duam të jemi?

A mundet Vlen t’u bëjë ballë presioneve shtetërore maqedonase, ndikimeve të Greqisë, Bullgarisë dhe Serbisë, si dhe përpjekjeve për ta mbajtur Maqedoninë peng në rrugën drejt Bashkimit Evropian?

Realiteti është i qartë: kapacitetet intelektuale dhe shtetformuese të Vlenit janë minimale, ndërsa AKI përfaqëson elitën intelektuale shqiptare dhe përvojën politike që ka ditur të mbrojë interesin shqiptar në momente vendimtare.

Asgjë nuk është e rastësishme. Edhe Tirana zyrtare nuk e ka fshehur mbështetjen e saj për AKI-n, duke e konsideruar atë si faktor stabiliteti dhe garant të rrugës euroatlantike të Maqedonisë. Po ashtu, Albin Kurti ka zgjedhur të distancohet në heshtje nga Vlen, duke kuptuar qartë kufizimet e tyre politike dhe mungesën e vizionit strategjik.

Prandaj, këto zgjedhje janë më shumë se një garë lokale. Ato janë përballje midis pjekurisë shtetërore dhe aventurës politike, midis elitës dhe improvizimit, midis shqiptarëve që duan pavarësi të vërtetë dhe atyre që, pa vetëdije, rrezikojnë të bëhen vegla të interesave të huaja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit