-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi kundër propozimit të Ballës: Përpjekje për të shmangur debatet mbi skandalet e mëdha

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Ted Blushi, ka reaguar ashpër ndaj propozimit të Taulant Ballës për riformulimin e një nocioni për debat në Kuvend, duke e cilësuar si një “kurth” për të shmangur diskutimet mbi çështjet më të nxehta të ditës.

Sipas Blushit, përmes këtij veprimi kërkohet të mbyllet goja e opozitës dhe të anashkalohen skandalet e rënda si ai i Onkologjikut, ku prej vitesh mungojnë ilaçet për të sëmurët me kancer, si dhe afera McGonigal, që ka përfshirë edhe emrin e kryeministrit.

Ai theksoi se përgjegjësia për situatën në Onkologjik bie mbi Ogerta Manastirliun, e cila tashmë është kandidate për Bashkinë e Tiranës.

Blushi foli edhe për zgjedhjet e 11 majit, të cilat i quajti një farsë që ka prodhuar një parlament që nuk pasqyron më vullnetin e qytetarëve, por interesat e një grupi të vogël me ndikim politik dhe ekonomik.

Në fund, ai ngriti një tjetër shqetësim, duke thënë se drejtori i RTSH-së është njëkohësisht këshilltar i Kryetarit të Parlamentit një konflikt interesi që, sipas tij, nuk mund të injorohet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit