-sidi education-spot_img
30.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta e opozitës, Blushi: Sot është dita për të gjëmuar fort revolta dhe zemërata

Kryesoret

Opozita shqiptare ka ftuar qytetarët të protestojnë sot në orën 18:00 para Kryeministrisë. Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, e ka cilësuar këtë protestë si një mundësi për të kundërshtuar qeverinë e Edi Ramës, duke akuzuar atë për keqqeverisje, varfëri, korrupsion dhe çmime të larta.

Blushi theksoi se kjo protestë është një reagim qytetar për mbrojtjen e demokracisë dhe për të kundërshtuar abuzimin me pushtetin.

“22 Marsi na kujton se demokracia fitohet, por edhe mbrohet çdo ditë.
Sot, ora 18:00, të gjithë para Kryeministrisë.
Kundër një Kryehajduti skizofren Edi Ramës që e përdor ligjin si mburojë për vjedhjet e tij dhe që e kriminalizoi shtetin në çdo qelisë.
Të gjithë në shesh sepse varfëria, korrupsioni, droga, shpopullimi, sulmi ndaj familjes dhe fëmijëve, abuzimi me pushtetin dhe taksat, mungesa e sigurisë për jetën, plaçkitja e pronës publike dhe private, çmimet e papërballueshme, padrejtësia, burgimi për parkim dysh dhe arroganca nuk mund të pranohen kurrë si normalitet.
Protesta është e vetmja zgjidhje dhe e vetmja shpresë!
Të ngrihemi për të shembur nën këmbët tona një regjim!
Sot është dita për të gjëmuar fort revolta dhe zemërata!
Pranverën dhe Demokracinë që sjell 22 Marsi nuk e ndal dot askush!”, shkruan Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit