-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Çamëria dhe problemi çam sot” – Aktivitet në Shkup përmes artit, historisë dhe kujtesës Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini”

Kryesoret

Në Shkup u zhvillua sot aktiviteti me temë “Çamëria dhe problemi çam sot”, i organizuar nga Shoqata Kulturore “Vizioni M” në bashkëpunim me Fondacionin Çamëria “Hasan Tahsini”.

Ky takim mblodhi studiues, njerëz të artit dhe të letrave, për të prezantuar historinë e Çamërisë nëpërmjet dokumenteve dhe krijimtarisë artistike.

Aktiviteti u çel me shfaqjen e filmit “Ode për tempujt që nuk u harruan”, shkruar nga diplomati dhe shkrimtari Luan Rama, një vepër që ndërthur poezinë e kujtesës me dëshminë historike.

Në vijim, historiani Qerim Lita solli përpara audiencës një analizë të detajuar mbi krimet zerviste dhe pasojat e politikës së spastrimit etnik të ndjekur nga shteti grek ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë.

Në fjalën e tij, Luan Rama theksoi rëndësinë e një faljeje publike të shtetit grek për krimet e kryera në Çamëri, duke sjellë shembuj nga udhëheqës evropianë – si ata të Francës apo Holandës – të cilët kanë kërkuar falje në emër të ndërgjegjes humane për krimet koloniale.

Ndërsa drejtuesi i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, z. Alket Veliu, në analizën e tij vuri në dukje se çështja çame është rezultat i një politike të dhunës sistematike greke që prej megaloidhesë, dhe se sot ajo mbetet një sfidë kombëtare që kërkon angazhim të gjithanshëm shqiptar.

“Roli i shtetit shqiptar është i domosdoshëm,” – u shpreh z. Veliu – “sepse çështja çame është edhe çështje shtetërore dhe duhet të përfshihet në agjendën diplomatike të Shqipërisë.”

Pas diskutimeve, të pranishmit patën mundësi të drejtonin pyetje për çështjen çame, ndaj të cilave iu përgjigjën z. Rama dhe z. Veliu.

Në përmbyllje, pjesëmarrësit morën pjesë në një kokteil miqësor të shtruar nga Shoqata Kulturore “Vizioni M” dhe vizituan ekspozitën fotografike të familjes së madhe Dino nga Çamëria, e cila u shfaq për herë të parë në Shkup.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit