Prej dy ditësh po qarkullojnë lajme për një krizë mes Leos dhe Leles, çiftit të njohur nga Big Brother VIP Kosova.
Edhe pse në rrjetet sociale ata ende e ndjekin njëri-tjetrin, fshirja e disa fotove të përbashkëta ka ngjallur dyshime për një ftohje në marrëdhënie.
Leo ka reaguar shkurtimisht duke thënë: “Senet jon qashtu qysh pi shini, s’kam çka me shtu ma shumë”, ndërsa Lela nuk ka bërë asnjë koment publik deri tani. Fansat mbeten në pritje të një sqarimi, ndërsa pyetjet për të ardhmen e çiftit po shtohen çdo ditë.









