-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hysni Gucati në protestën në Tiranë: UÇK nuk ka nevojë të justifikohet, ajo është lavdia e kombit

Kryesoret

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka mbajtur një fjalim gjatë protestës që u zhvillua sot në Tiranë, në mbështetje të lirimit të katër ish-komandantëve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.

Gucati deklaroi se lufta e UÇK-së është e drejtë dhe e vërtetuar nga vetë historia dhe populli, ndërsa u shpreh se Gjykata Speciale ka humbur besimin e shqiptarëve.

Ai theksoi se nuk kërkohet mëshirë, por drejtësi e barabartë.

“Nuk mund të barazohet viktima me agresorin. Emri i komandantëve tanë nuk do të përdhoset. Kjo protestë është zëri i popullit shqiptar, jo i politikës.

UÇK-ja nuk ishte kriminele, por çlirimtare”, u shpreh Gucati para qytetarëve të mbledhur në shesh.

Ai përmbylli fjalën duke thënë se Tirana sot përfaqëson gjithë shqiptarët dhe kjo protestë është thirrje e ndërgjegjes kombëtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit