-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta, maratonë dhe aktivitete masive/ Ja si do të kufizohet qarkullimi në Tiranë

Kryesoret

Policia e Tiranës ka publikuar një plan masash për tri aktivitete që do të zhvillohen në kryeqytet nga sot deri të dielën, duke sjellë bllokime dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse kryesore.

Sot 17 tetor, nga ora 17:00 deri në 19:00, do të bllokohet përkohësisht Bulevardi i Ri, për shkak të protestës në mbështetje të liderëve të UÇK-së në sheshin “Skënderbej”.

Të shtunën 18 tetor, aktiviteti “Fan Run” do të sjellë kufizim të qarkullimit nga ora 09:00 deri në 11:00, në segmentin sheshi “Nënë Tereza” – bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Të dielën 19 tetor, gjatë “Maratonës së Tiranës 2025”, nga ora 08:00 deri në 16:00, do të bllokohen shumë rrugë të qytetit, përfshirë “Nënë Tereza”, “Dëshmorët e Kombit”, “Bush”, “Zog I”, “Kavaja”, “Myslym Shyri” dhe të tjera. Gjatë kësaj kohe pezullohet edhe transporti urban në këto zona, ndërsa nuk lejohet as qarkullimi i automjeteve brenda Unazës së Madhe.

Policia apelon për përdorimin e rrugëve alternative dhe bashkëpunim me autoritetet për mbarëvajtjen e aktiviteteve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit