-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Malokut, Rraja futi pajtuesin e gjaqeve: U betua në Kuran, ke tre muaj afat

Kryesoret

Familja e Redian Rrajës i dënuar me burg përjetë ka tentuar të shuajë hasmërinë përmes zakoneve të pajtimit të gjaqeve me familjen e Andi Malokut. Të dhënat dolën gjatë dëshmisë së Beqir Bojas pajtues gjaqesh ne gjyqin ndaj Plaurent Dervishaj e Julian Meçes për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos i njohur si “Rrumi” në vitin 2019 në mbikalimin e Shkozetit, ngjarje ku humbi jetën shoferi Andi Maloku.

“Në 2019 kam jetuar në Kamëz, kam qenë kryetari i këshillit të komunës Zallherr. Unë jam angazhuar me komisionin e pajtimit të gjaqeve. Asllan Rraja, me ka kërkuar që të negocioj më familjen e Genc Malokut.  Ai më kërkoi qe të negocioj për të birin Redian Rraja.

I kam kërkuar familjes Rraja nëse kanë lidhje me këte ngjarje ata kanë bërë be në Kuran që ne nuk kemi asnjë lloj dijeni për vrasjen e Andi Malokut. Kemi pritur Gencin Malokun se ai nuk gjendej në shtëpi, i thashë që na ka dërguar familja e Asllan Rrajës, Genc Maloku na tha sipas rregullit shqiptar keni afat tre muaj që të shohim si do shkoj e gjithë gjeja.

Më pas ka pasur edhe një takim të dytë, Genci theksonte se djali i është vrarë i pafajshëm në rrugë. Ne i kërkuam që të presë sa të shohim ç’do të thotë drejtësia, pasi Asllani nuk ka mundur të lidhet me djalin që të marrë informacion.

Do vazhdoj të kërkoj të drejtën tjetër. Ne i kërkuam sërish afat 3 muaj nuk e pranoi këtë kohë dhe caktuam më pas. Ky ka qenë takimi i fundit, më pas nuk jeni taku më. Nuk i njoh të pandehurit në sallë. Genci Maloku na dha garanci që për tre muaj nuk do merrte hak”, mësohet të jetë shprehur Boja./Euronews

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit