Rreth orës 20:50 të mbrëmjes së sotme, një zjarr ka rënë në katin e parë të një hoteli në rrugën “Don Bosko” në Tiranë.
Shkak dyshohet të ketë qenë një defekt elektrik në pjesën e lavanderisë.
Policia dhe shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë, duke evakuuar personat brenda ndërtesës dhe duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.
Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.









