Analisti dhe gazetari i njohur ndërkombëtar, Janusz Bugajski, është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare. Ai ishte një zë i rëndësishëm për çështjet e Ballkanit dhe veçanërisht ato shqiptare për më shumë se 30 vite.
Lajmi është pritur me dhimbje nga miqtë dhe gazetarët shqiptarë, përfshirë edhe Elez Biberajn, i cili e kujtoi si një mik dhe bashkëpunëtor të çmuar.
Bugajski ka punuar në institucione të njohura në SHBA dhe ishte i njohur për analizat e tij të qarta, të guximshme dhe pro-demokracisë në rajon.