Ogerta Manastirliu, kandidate e Partisë Socialiste për Tiranën, vijoi takimet me qytetarët këtë të shtunë, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e pjesshme lokale.
Ajo dëgjoi nga afër shqetësimet dhe nevojat e banorëve të kryeqytetit. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një video nga këto takime, ku qytetarët i uruan Manastirliut suksese për zgjedhjet.
Në postim, Rama shkroi: “Ogerta për Tiranën”.