-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohet skema e vrasjes së Ramazan Matajt në Shkodër, dy të arrestuar

Kryesoret

Detaje të reja nga vrasja e Ramazan Matajt, më 5 janar në Postribë të Shkodrës, tregojnë se autori i dyshuar Arjon Hasaj përdori një profil mashtrues në Instagram për të tërhequr viktimën në takim. Ai pranoi se organizoi ngjarjen, ndërsa vëlai i tij, Klisman Hasaj, ishte bashkëpunëtor.

Sipas deklarimeve të Arjon Hasajt, motiv për krimin ishin tensionet familjare, përfshirë marrëdhënien e Matajt me motrën e tij dhe akuzat për shpërndarje të fotove dhe videove intime. Autori rrëfeu se pas takimit, që ndodhi natën me shi, qëlloi viktimën 18–19 herë me një pushkë 20-she dhe më pas u largua me biçikletë.

Hetimet e Prokurorisë, të mbështetura nga prova materiale — armë, municione dhe gëzhoja — konfirmuan autorësinë e krimit. Familjarët e viktimës dhe të arrestuarve kanë dhënë deklarata mbi ngjarjen, ndërsa çështja pritet të vazhdojë në gjykatë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit